Një aksident i rëndë është regjistruar në Romë, Itali, ku është plagosur një shqiptare.
Sipas mediave vendase, një taksist ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur gruan që po ecte aty.
Paraprakisht dyshohet se mjeti mund të ketë qenë pa frena dore, pasi sapo është vënë në lëvizje, ka përshkuar rreth 50 metra pa kontroll për të përfunduar në fund në vitrinën e një dyqani.
Shqiptarja që u godit nga mjeti është transportuar së spitalin “Policlinico Umberto I” dhe gjendja e saj raportohet e rëndë. Ndërkohë, nuk dihet nëse gruaja shqiptare ishte rezidente në Romë, apo turiste.
