Skip to content

Tirana e pushtuar nga protestat, dalin pamjet e Ramës në Zvicër duke ngrënë e pirë (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bazel të Zvicrës. Ai po merr pjesë në ekspozitën “Parcours” ku është prezantuar edhe një nga skulpturat e tij.

Ajo është një skulpturë bronzi e krijuar mbi bazën e vizatimeve të bëra në Kryeministri. Procesi kalon nga linjat e vizatuara me dorë te printimi 3D.

Pamjet e Ramës i ka postuar ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani që prej vitesh jeton me azil politik në Zvicër.

READ MORE  Ngjarje e rende ne rruget e Shqiperise! Mesohet se nje 17 dhe 18 vjecar kane…

Ai u detyrua të largohej nga vendi pasi denoncoi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin e trafikantëve të drogës të Moisi Habilajt.

“Sheshet e Tiranës plot, ky ha e pi këtej me lekët tuaja…. Vazhdoni ju protestoni paqësisht se jeni popull i kulturuar, ashtu si do ky. Mirë që vesh atlete të bardha budallai, po pse si lan ndonjëherë se zhul i paska” – shkruan Zagani.

READ MORE  E bujshme/ Tjetër largim nga detyra në rradhet e qeverisë, ja kush është drejtoresha e njohur e larguar sot

Edhe pse në një ekspozitë Rama duket se mendjen e ka pasur te protestat në Shqipëri pasi kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale për këtë çështje. /LAPSI.al

Published inNews