Skip to content

Nga pushimet në tragjedi – U fut në det dhe nuk doli më i gjallë, tmerri në pasditen e sotme, ja ku ndodhi ngjarja tragjike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Velipojës, ku një person ka humbur jetën sapo ka hyrë në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq menjëherë pas hyrjes në ujë dhe dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.

Pavarësisht përpjekjeve të pushuesve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës për t’i dhënë ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews