Skip to content

Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e tij të ngushtë, si u përpoq të zhdukte… (Foto)

Ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje zyrtare nëse Eglant Koçi është vrarë apo jo, të gjitha të dhënat që grupi hetimor ka deri tani tregojnë se 34-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj.

Kjo është makina tip Porche e Armand Shakajt, makinë me të cilen dyshohet se ka trasportuar trupin e 34-vjeçarit.

Brenda kësaj makine janë gjetur dhe njollat e gjakut që dyshohet se janë të Eglant Koçit.

Makina është gjetur nga policia teksa kamarieri i Shakajt po e lante, ku policia e arrestoi 25-vjeçarin si bashkëpunëtor i autorit kryesor të dyshuar.

Për këtë krim dyshohet se 41-vjeçari të ketë menduar të gjitha veprimet e tij në mënyrë që të mos zbulohet, por zbulimi i disa kamerave të sigurisë po nxjerr në pah të tjera detaje të rëndësishme.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar për zhdukjen e tij Eglant Koçit ka përdorur një karrotrec për të shmangur kontrollet e policisë dhe për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit besohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, deri në zonën e Ibës së Tiranës.

Këto lëvizje janë kryer më 6 qershor nga Shakaj. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit besojne se trupi i Koçit është mbajtur brenda automjetit për më shumë se një ditë.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar për t’u marrë në pyetje pronarin e karrotrecit.

Ky i fundit ka deklaruar se e kishte transportuar automjetin drejt një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makina kishte pësuar defekt.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në ambientin e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Koçi, janë gjetur mbetje baruti.

Grupi hetimor pritet të marrë rezultatet e ekspertizës për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Armand Shakaj dyshohet se ka ndryshuar gjashtë numra celulari gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për t’iu shmangur lokalizimit nga autoritetet. Ndërkohë në pyetje është marrë dhe vëllai i autorit të dyshuar i cili në dëshminë e tij nuk ka dhënë të dhëna për vendndodhjen e Armand Shakajt.

Published inNews