Skip to content

U largua pak dite para finales, Sara Karaj e thotë troç , ja kush do ta fitoje Ferma VIP 3

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP 3”, Sara Karaj ka ndarë publikisht mendimin e saj për fituesin e mundshëm të këtij edicioni.

E ftuar në “Ferma Club”, ish-fermerja u pyet se cili prej finalistëve meriton të fitojë çmimin e madh dhe kush mendon ajo se do të triumfojë në fund.

Sara bëri dallimin mes dëshirës së saj personale dhe parashikimit për rezultatin final.

“E fitoftë më i miri. Unë do të doja që ta fitonte patjetër Visi për punën dhe ndihmën që ka dhënë aty, por kam një mendim timin që do ta fitojë Moza“, u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Sara tregoi se mbështet Elvisin për kontributin që, sipas saj, ka dhënë gjatë qëndrimit në fermë, por beson se Mimoza Ahmeti është konkurrentja që ka më shumë gjasa të shpallet fituese.

Deklarata e saj vjen në një moment kur gara ka hyrë në fazën finale dhe diskutimet për fituesin janë shtuar ndjeshëm në rrjetet sociale.

Në garë për çmimin e madh kanë mbetur Mimoza Ahmeti, Bujaka, Soni Malaj, Elvis Pupa dhe Ilir Shaqiri, ndërsa fituesi do të shpallet në finalen e madhe që do të transmetohet më 15 qershor.

Published inShowbiz