Skip to content

E BUJSHME/ Sali Berisha tha se i është hequr”non grata”, reagon DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një sqarim për Top Channel lidhur me deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pretendoi se i është hequr statusi “non grata” nga autoritetet amerikane.

Në përgjigjen zyrtare, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi se institucioni ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime të bëra më parë sipas nenit 7031(c), të cilat ishin vendosur nga administrata e mëparshme amerikane.

Sipas zyrtarit, këto përjashtime janë dhënë në rastet kur konsiderohet se ato i shërbejnë një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, deklarata nuk konfirmon drejtpërdrejt se përcaktimi “non grata” ndaj Berishës është shfuqizuar, por sqaron procedurën përmes së cilës mund të jepen përjashtime të veçanta në rrethana të caktuara.

Kjo çështje ka ngjallur interes të madh në politikën shqiptare dhe ka hapur diskutime mbi statusin aktual të Berishës në raport me autoritetet amerikane.

Published inNews