Skip to content

Berisha thotë se është hequr nga ‘NON GRATA’, Amerika i bën atë që nuk pritej! Del dokumenti i plotë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të enjte se nuk ka qenë kurrë “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka pasur vetëm një sanksion që lidhej me vizën e tij amerikane.

Në një komunikim me gazetarët, pas raportimeve se ndaj tij ishte hequr “non grata”, kreu i Partisë Demokratike tha se ka marrë një komunikim zyrtar dhe se tashmë “është kthyer”.

“Unë kam patur komunikim zyrtar. Ajo çka mund të them është unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata. Ka patur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata, por edhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje në SHBA. Sot unë them u ktheva”, deklaroi Berisha.

Megjithatë, dokumentacioni publik i Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të tregojë se Berisha dhe familjarët e tij figurojnë në listën e personave të sanksionuar për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor.

Në listën publike të publikuar nga Departamenti i Shtetit në maj 2021, figurojnë emrat e Sali Berishës, bashkëshortes së tij Liri Berisha, si dhe djalit e vajzës së tyre ,Shkëlzen dhe Argita Berisha, si persona të përfshirë në masën e shpallur nga SHBA.

Sipas vendimit të shpallur në maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit argumentoi se Berisha ishte përfshirë në akte korruptive gjatë ushtrimit të funksioneve publike, ndërsa masa u shtri edhe ndaj anëtarëve të afërt të familjes së tij.

Published inNews