Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.
Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushta e sende të forta.Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas ndërkohë që mësohet se të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Comments are closed.