Skip to content

Rama: Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur, por peisazh i mbrojtur!

Kryeministri Edi Rama thotë se Pishë Poro nuk përmban statusin e zonës së mbrojtur, por peisazhit të mbrojtur. Rama tha se bën pjesë në kategorinë e pestë, që sipas tij, lejon edhe konceptin e bashkëjetesës së natyrës me zhvillimin ekonomik, social dhe turistik.

“Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë por klasifikohet edhe sipas IUECN kategori e pestë, peisazh i mbrojtur. Dhe për shpalljen peisazh i mbrojtur ka një vendim qeverie.

Por ajo që nuk është treguar juve është se në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë adoptuar në mënyrë të plotë dhe thelbi i sistemit tonë të zonave të mbrojtura është i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare dhe në princip sa më lart të shkohet në kategorinë 1 dhe 2 aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore, ndërsa në kategoritë 5 dhe rasti konkret, edhe 6 janë të ndërtuara mbi konceptin e bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik, social dhe turistik.Për këtë arsye kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim sepse ajo është një zonë ku banojnë njerëz por si zonë ku peisazhi, biodiversiteti kanë bashkëjetuar historikisht. “, tha Rama.

Published inNews