Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë pas një person të plagosur.
Sipas informacioneve të fundit, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 40-vjeçar, pas një konflikti në ambientet e një lokali të zonës. Të dy personat e përfshirë në ngjarje janë banorë të fshatit Golem.I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Edhe pse fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, mjekët konfirmojnë se pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Policia ka mbërritur në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit 17-vjeçar, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikën).
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç. Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
