Skip to content

I FUNDIT/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë Vendor të Tiranës, Elton Alushi.

Kërkesa është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa do të komandohet Oliger Torba.

Kujtojmë se më herët, Alushi ishte në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (7 mars 2026), megjithëse nuk u bë me dije se për çfarë ishte thirrur në SPAK drejtori i policisë së Tiranës.

Sakaq, largimi i tij nga posti është përfolur më parë, për shkak të protestave të opozitës, ku në njërën prej tyre u godit me molotovë në drejtim të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në ish-bllok.

Published inNews