Skip to content

Dh*nohet me sende të forta dhe qytë pist*lete në kokë drejtori i AKU-së

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur me sende të forta dhe qytë pistolete në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas informacioneve të para, drejtori i AKU-së po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar papritur dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Published inNews