Duket si shaka, por është e vertete.
Në Romë, një vend parkimi prej 12 metrash katrorë për një makinë dhe një motoçikletë, vetëm pak hapa larg Piazza Navona, është shitur për 260,000 euro – më shumë se 20,000 euro për metër katror.
Listimi po shfletohet ne faqet e ndryshme të internetit të pasurive të paluajtshme dhe madje përfshin edhe foto citon lajmifundit.al: nuk është një garazh i shkëputur me mure me tulla, por më tepër dy vija me ngjyra në tokë, brenda të cilave mund të parkohet një makinë ose motoçikletë e vogël.
