Sipas mediave lokale, zjarri shpërtheu pasdite pranë kryqëzimit të Broadway dhe Stone Street, vetëm disa hapa larg statujës së famshme të “Charging Bull” në Wall Street.
Një video dramatike tregon makinën e përfshirë nga flakët, e cila shpërtheu papritur, duke detyruar njerëzit që po e filmonin ngjarjen me telefonat e tyre të iknin për siguri
https://twitter.com/i/status/2057048274767388751
Zjarri u shua rreth orës 19:00, ndërsa zjarrfikësit konfirmuan se askush nuk mbeti i lënduar. Autoritetet po hetojnë shkakun e flakëve, por deri tani nuk ka dyshime për ndonjë akt të qëllimshëm.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë mbetjet e djegura të automjetit pranë një Starbucks-i të zonës.
Ngjarja shkaktoi konfuzion dhe kaos të shkurtër në një nga zonat më të frekuentuara të Manhattanit, pranë Wall Street dhe zonës së World Trade Center.
