Skip to content

P*gosja në Mamurras/ DETAJE nga aksioni i FAST: Policia hapi zjarr pasi dyshoi se Fufi do të q*llonte…

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e një dite më parë në Mamurras ku i plagosur ka mbetur Leonard Dema nga forcat policore qe kishin shkuar për ta arrestuar.

Burime për OraNews bëjnë me dije se njesia FAST në policine e shtetit pasi ka gjurmuar për disa ditë 23 vjeçarin dhe ka krijuar grupin operacional për arrestimin e tij.

Efektivët kanë përdorur makina jo të policisë së shtetit por kanë qenë të pajisur me uniformë policie.Pasi janë afruar makinës ku ndodhej Dema dhe Amadeo Fufi, policia ka bërë lëvizje me qëllim bllokimin e rrugës duke i dal kryq mjetit ku lëviznin të rinjt.

Nga dera e pasagjerit ku ishte Amando Fufi policia thot se ai ka nxjerr diçka ne dukje armë zjarri dhe ne kte moment efektivet kane hapur zjarr duke plagosur shoferin.

Pas këtij momenti grupi Fast ka zbritur nga makina duke arrestimin e Fufit dhe trasportimin ne spital te te riut Dema.Arma e zjarrit është dërguar në laborator për tu përcaktuar nëse është në gjendje për tu përdorur si dhe për marrjen e gjurmëve të gishtërinjvë.

Ndërkohë AMP do të marr në pyetje si dhe do të këqyr kamerat e nje subjekti aty për të pare nëse është zbatur procedura policore.

Nga spitalit raportohet se gjendja shëndetësore e Demes ndodhet jashte rrezikut.

Published inNews