E ftuar në X Media me Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj, Sara Hoxha ka folur hapur për raportin aktual me Ledri Vula dhe mënyrën si ia kanë shpjeguar vajzës së tyre ndarjen.
Sara tregoi se vogëlushja, Poem Blu, e kishte pyetur pak kohë më parë për arsyen pse prindërit e saj nuk janë më bashkë.“Poi më pyeti para pak kohësh pse jam ndarë unë dhe Ledri. Ja shpjegova se nuk merreshim më vesh me njëri-tjetrin,” – u shpreh ajo.
Sipas Sarës, vajza e kishte pyetur më tej nëse marrëdhënia e tyre mund të rregullohej, ndërsa ajo iu përgjigj:
“Jo. Është më mirë kështu për të gjithë.”
Deklarata e saj ka prekur shumë ndjekës në rrjetet sociale, ku po komentohet mënyra e sinqertë dhe e qetë me të cilën ajo zgjodhi t’ia shpjegojë situatën vajzës së tyre.
