Skip to content

Të shtëna mes adoleshentëve/ Vrtet një 15-vjeçar, dy të mitur plgosen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nantes, në Francë, ku një 15-vjeçar u vra me armë zjarri dhe dy të mitur të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi që dyshohet të lidhet me trafikun e drogës.

Sipas autoriteteve franceze, të shtënat ndodhën të enjten në mbrëmje rreth orës 19:30 në një pallat apartamentesh.

Sulmuesit, të cilët lëviznin me motoçikletë, hapën zjarr ndaj tre adoleshentëve dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

READ MORE  “I dhashë leje të dilte me të dashurin dhe nuk u kthye më”/ Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçares që humbi jetën në Greqi: Lajmin ma dhanë në

Prokurori i Nantes bëri të ditur se njëri prej të rinjve, i cili sapo kishte mbushur 15 vjeç, humbi jetën në hyrje të ndërtesës. Një tjetër adoleshent, 13 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një 14-vjeçar mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, autorët ndoqën një nga djemtë deri në katin e 13-të të pallatit, ku ai ishte strehuar në një apartament, duke treguar brutalitetin e sulmit.

READ MORE  Dy përfaqësues të PS-së reagojnë ashpër pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur

Autoritetet franceze dyshojnë se ngjarja lidhet me larje hesapesh mes grupeve të trafikut të drogës.

Published inNews