Skip to content

Të shtëna mes adoleshentëve/ Vritet një 15-vjeçar, dy të mitur plagosen në Nantes (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nantes, në Francë, ku një 15-vjeçar u vra me armë zjarri dhe dy të mitur të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi që dyshohet të lidhet me trafikun e drogës.

Sipas autoriteteve franceze, të shtënat ndodhën të enjten në mbrëmje rreth orës 19:30 në një pallat apartamentesh.

Sulmuesit, të cilët lëviznin me motoçikletë, hapën zjarr ndaj tre adoleshentëve dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

READ MORE  Ndodh në Tiranë! Qytetari hyn te “One Albania” me levë në dorë dhe thyen xhamat e dyqanit: Plehra, merrni Policinë po ... (Detaje-Video)

Prokurori i Nantes bëri të ditur se njëri prej të rinjve, i cili sapo kishte mbushur 15 vjeç, humbi jetën në hyrje të ndërtesës. Një tjetër adoleshent, 13 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një 14-vjeçar mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, autorët ndoqën një nga djemtë deri në katin e 13-të të pallatit, ku ai ishte strehuar në një apartament, duke treguar brutalitetin e sulmit.

READ MORE  Dyshoi se e tr*dhtonte, gruaja i pret “veglën” burrit teksa ai flinte

Autoritetet franceze dyshojnë se ngjarja lidhet me larje hesapesh mes grupeve të trafikut të drogës.

Published inNews