Skip to content

“Nëse vdes, bëj diçka edhe më të çmendur”/ Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale

Një letër satirike e publikuar në mediat amerikane dhe e atribuar Donald Trump-it për zëvendëspresidentin JD Vance është bërë virale, duke nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.

Sipas raportimeve, dokumenti u përmend fillimisht gjatë një interviste nga zyrtari i Shtëpisë së Bardhë Sebastian Gorka, i cili foli për “udhëzime” që Trump mund t’i kishte lënë Vance në rast të një situate ekstreme.Më pas, media amerikane publikoi tekstin e plotë të letrës, e cila është shkruar në një stil satirik dhe përmban tone ironike, duke trajtuar në mënyrë provokuese çështje politike, figurat publike dhe institucione ndërkombëtare.Sipas Gorkës, Trump i kishte lënë “udhëzime sekrete” JD Vance në rast se ai “vritej” gjatë kohës që ishte në detyrë. Edhe pse Gorka nuk dha detaje për përmbajtjen, Daily Beast publikoi tekstin e plotë të letrës, e cila është shkruar në stil ironik dhe me tone provokuese.Në letër, Trump imagjinon vdekjen e tij dhe i jep udhëzime Vance për mënyrën si duhet të organizohet trashëgimia e tij politike dhe personale. Ai përmend një “varr prej ari” në Palm Beach, kërkon që biblioteka e tij presidenciale të ndërtohet në Malin Rushmore dhe që fytyrat e presidentëve të tjerë të zëvendësohen me katër versione të tijat.

Teksti përfshin gjithashtu sulme ndaj NATO-s, Evropës, demokratëve dhe figurave të njohura publike, ndërsa Trump i kërkon Vance që të vazhdojë stilin e tij politik edhe “më çmendur”. Në një pjesë tjetër, ai bën shaka edhe me familjen e tij, përfshirë djemtë Donald Jr. dhe Eric, si dhe djalin e tij Barron.

Publikimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta, ku disa e konsiderojnë si humor politik dhe satire, ndërsa të tjerë e shohin si një provokim që lidhet me figurën e ish-presidentit amerikan.

Published inNews