Ka shkuar në tre pacientë të dyshuar me hantavirus në itali. Ministria e shëndetësisë raporton se aa ose kanë udhëtuar me anijen ku nisi përhapja, ose kanë pasur kontakte të afërta. Nga ana tjetër lajme jo të mira vijnë nga fanca ku një paciente e infektuar raportohet në gjendje të rëndë
Hantavirusi ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore në itali. Një turist britanik i konsideruar si ” kontakt rreziku për hantavirus ” është evidentuar në Milano . Sipas Ministrisë e Shëndetësisë, ai udhëtoi me një fluturim nga ishulli i Shën Helenës, ku ishte ankoruar anija turistike MV Hondius, ku shpërtheu virusi, për në Johanesburg. Midis pasagjerëve në të njëjtin aeroplan ishte edhe gruaja e viktimës së parë të virusit, e cila më vonë vdiq ndërsa përpiqej të riatdhesohej në Holandë.
Pacienti u transportua menjëherë në Spital ku u vendos në karantinë . Së bashku me të në izolim u vendos dhe një tjetër person që shoqëronte të prekurin.
