Skip to content

“Dëgjova vetëm pau-pau, ika me vrap”, flet dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, vëllai kaloi traumë pas ngjarjes

Po zhvillohet këtë mesditë gjyqi i Artan Tafanit në lidhje me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur në prill 2022. Në atë ngjarje Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Sipas dëshmisë që Tafani ka bërë më parë para hetuesve, ngjarja ishte porositur nga Laert Haxhiu dhe shkak ishte një debat që shënjestra kishte pasur me babain e Haxhiut.

“Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja.

Lokali ndodhej pranë stacionit të trenit. Kujtoj momentin që kam qenë me vëllain duke pirë kafe me vëllain, po qëndroja në telefon dhe dëgjova zhurmën, u ngritëm dhe u larguam.

Kujtim Meta ka qenë ulur dy tavolina më tutje. Pashë një person me kapuç dhe maskë, kur ngrita kokën pashë pronarin e lokalit që iku me vrap. Zhurmë si kapsoll.

Kam ikur me vrap, vetëm një të kërcitur dëgjova, vëllai ndejti aty unë ika me vrap. U ktheva te lokali për vëllain. Gjeta vëllain dhe pastaj kërkuam ndihmë për të dëmtuarin. I zoti i lokalit dhe dy persona të tjerë që punonin aty, e ndihmonin, e çuam me makinën time në spital.

Vetëm rënkonte, Juxhini vëllai im, dhe i zoti i lokalit ndodheshim në makinë. Nuk kam dëgjuar asgjë vetëm se rënkimet e të dëmtuarit.

Kam kaluar tronditje dhe trauma nga kjo ngjarje. Marjus Tafanin se njoh e kam parë në lajme”, u shpreh dëshmitari, Raido Kajdo.

Published inNews