Skip to content

Qielli “vishet” plot me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve(Video)

jë fenomen spektakolar meteorologjik, i njohur si “ylberi i reve”, është regjistruar në Indonezi dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale pas shpërndarjes së videove që tregojnë qiellin me ngjyra të pazakonta.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më 1 maj në distriktin Jonggol, në regjencën Bogor, ku banorët kanë vërejtur një pamje të rrallë në qiell, me re që dukeshin të “veshura” me nuanca të ndryshme.
Në pamjet e publikuara, retë ndryshojnë ngjyrë duke shfaqur tone rozë, jeshile dhe blu, duke krijuar një efekt të ngjashëm me ylberin. Videoja u shpërnda gjerësisht në platformën X, ku disa përdorues dyshuan fillimisht se mund të ishte e krijuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa të tjerë konfirmuan se bëhej fjalë për një fenomen real.Sipas ekspertëve meteorologjikë, fenomeni ndodh kur rrezet e diellit difraktohen dhe ndërveprojnë me pika shumë të vogla uji ose kristale akulli në atmosferë, duke krijuar ngjyrat karakteristike në re.

Edhe pse nuk është jashtëzakonisht i rrallë, ky fenomen kërkon kushte specifike atmosferike, ndaj regjistrimi i tij mbetet gjithmonë mbresëlënës. Klima tropikale dhe lagështia e lartë në Indonezia krijojnë shpesh kushtet e përshtatshme për shfaqjen e këtij efekti natyror.

https://x.com/NaraSenyap?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2050819251532141032%7Ctwgr%5Ef130fefafaac4fe5443d4f4b94b42c17e860273b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flifestyle%2Fvideo-qielli-vishet-plot-me-ngjyra-ne-indonezi-regjistrohet-fenomeni-i-rralle-i-reve%2F

Published inUncategorized