Skip to content

Zbardhet ngjarja e rëndë, burri vret me armë gjahu gruan (EMRAT)

Një krim në familje ka ndodhur sot (9 korrik) rreth orës 13:30 në Shkodër, në zonën e unazës perëndimore të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Published inNews