Skip to content

Vrasja në Kavajë, autori bën kthesën e papritur në Gjykatë: Më pushkatoni! Po ta ktheja kohën, tokë e shtëpi do ia …

76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës.

Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”

LEXO MË SHUMË!  Nuk ka pushime! Rama nuk ndalet as në verë, kryeministri bën LËVIZJEN urgjente

Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, ai, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Zv.Kryeministrja Albana Koçiu jep lajmin e mirë, dyfishojmë pagesën mujore për këtë kategori
Published inNews