Skip to content

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal–Kir, Aleksandër Koçeku ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës

Aleksandër Koçeku është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën Prekal–Kir, në zonën e Dukagjinit.

Koçeku ishte nën hetim për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u ekzekutua më 27 shkurt 2025 pranë banesës së tij në Guci të Re.

Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Shkodrës arrestoi Vasel Koçekun, 43 vjeç, dhe Klaudio Lisajn, 20 vjeç, ndërsa Aleksandër Koçeku u vendos nën hetim si person i dyshuar për përfshirje në krim.

Vetëm pak orë përpara se të gjendej i vrarë, Prokuroria e Shkodrës kishte vendosur zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve për vrasjen e Pavlin Prekës, me argumentin se ende kishte veprime hetimore dhe ekspertime të pakryera.

READ MORE  Identifikohet djali i ri që humbi jetën në aksidentin në punë (Emri)

Sipas dosjes së Prokurorisë, Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj dyshohej se kishin bashkëpunuar në përgatitjen dhe realizimin e vrasjes së 20-vjeçarit.

Hetuesit dyshojnë se konflikti lidhej me synimin e Pavlin Prekës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut pa pëlqimin e saj. Viktima kishte tatuazhuar në qafë edhe emrin e vajzës.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se Klaudio Lisaj kishte marrëdhënie shoqërore me viktimën dhe lidhje familjare me Vasel Koçekun, pasi bashkëshortja e këtij të fundit është halla e tij.

READ MORE  Laura Kërtalli, ekselentja që mori medalje nga Edi Rama dhe refuzoi 100% bursën amerikane, për Shqipërinë! Fjalimi arabisht në Kryeministri dhe propozimi për partinë e të rinjve (VIDEO)

Ndërsa Vasel Koçeku dyshohej si një nga autorët kryesorë të vrasjes, Aleksandër Koçeku, kushëri i tij, dyshohej se kishte marrë pjesë në ngjarje.

Prokuroria kishte kërkuar kohë shtesë për administrimin e ekspertimeve, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe personave të dyshuar, si dhe për kryerjen e veprimeve të tjera të nevojshme për përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë, rrethanat e vrasjes së Aleksandër Koçekut në rrugën Prekal–Kir mbeten ende për t’u zbardhur.

Published inNews