Skip to content

Trnditëse/ Djali vrt babain pas një incidenti mes tyre

Një 30-vjeçar u arrestua për vrasjen e babait të tij 67-vjeçar, të dielën pasdite në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave greke, viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Triadi, pak para orës 16:00, ndërsa djali i tij 30-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendngjarje dhe rrëfeu se kishte vrarë të atin.

30-vjeçari dyshohet se i ka thënë policisë se e vrau të atin në orët e mbrëmjes, pas një incidenti që pati me të, pa dhënë detaje të mëtejshme. Deri më tani, mënyra se si është kryer vrasja nuk është sqaruar.

READ MORE  "Përleshje me vezë tek Parlamenti", 9 policë e pesë protestues të plagosur në Tiranë (VIDEO)

Policia ka mbërritur në shtëpinë e veçuar dhe zona është rrethuar, ndërsa një ekspert mjeko-ligjor pritet të shkojë në vendngjarje.

Published inNews