Skip to content

Tragjike/ Pëson arrest kardiak pas uljes së avionit, ndërron jetë shqiptari në aeroport

Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Aeroportin Marconi të Bolonjës, pasi pësoi një arrest kardiak menjëherë pas uljes së avionit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 16 gushtit, pas mbërritjes së një fluturimi nga Tirana. Sipas raportimeve, 85-vjeçari po udhëtonte së bashku me familjarët dhe kishte probleme shëndetësore të mëparshme.

LEXO MË SHUMË!  Ish-partnerja e Nertil Buzit rrëfen momentet e tmerrit: Hyri në dhomën time me a*më, më detyroi ta ...

Menjëherë pas zbarkimit, burri kërkoi ndihmë mjekësore, por gjendja e tij u përkeqësua dhe pësoi arrest kardiak.

Ekipet e urgjencës 118 u njoftuan dhe mbërritën menjëherë në aeroport, ndërsa në vendngjarje ndërhyri edhe Policia e Shtetit.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 85-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja po trajtohet si një vdekje për shkaqe natyrore, ndërsa detajet e plota pritet të sqarohen nga autoritetet./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Lajm i trishte per artin
Published inNews