Skip to content

Tragjedi e madhe, vritet me thikë 27 vjeçari pas rrahjes mes kusherinjve, lëndohet babai i tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një konflikt mes dy familjeve, të afërm mes vete, ka përfunduar me pasoja tragjike. Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, rreth orës 11:50 është raportuar për një përleshje të dhunshme ku janë përdorur mjete të forta dhe një mjet i mprehtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se si pasojë e plagëve të marra nga një thikë, një i ri rreth 27 vjeç ka humbur jetën. Viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda, pavarësisht ndërhyrjeve të menjëhershme pas incidentit.

READ MORE  “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard: Rruga

Gjatë përleshjes ka mbetur i lënduar edhe babai i tij, një burrë rreth 57 vjeç, i cili ka pësuar plagë trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, hetuesit dhe drejtuesit e Policisë Rajonale të Prizrenit. Autoritetet kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të garantuar rendin publik.

READ MORE  Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj jep lajmin: Nga data 1 korrik, ja sa do të përfitojnë nga rritja 900 mijë pensionistë

Personat e dyshuar për përfshirje në ngjarje, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim dhe procedura të mëtejshme hetimore.

Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, po zhvillon hetime intensive për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore janë duke u ndërmarrë për zbardhjen e plotë të rastit.

Published inNews