Skip to content

Tr onditet kryeqyteti, të shtëna me a rmë, 3 persona pl agosen

Tre persona janë plagosur, dy prej tyre nga arma e zjarrit, në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Kjo është konfirmuar nga Enis Pllana- zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

LEXO MË SHUMË!  Përplasi për vdekje me makinë të miturin në Elbasan/ Prokuroria jep vendimin për regjisorin Petri Bozo

Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit”, ka shtuar ai./Indeksonline/

Published inNews