Një burrë nga Miçigani në SHBA, i akuzuar se u përpoq të rrëmbente dy vajza të mitura, u tregoi gishtin e mesit familjeve të tyre në sallën e gjyqit, ndërsa në të njëjtën kohë u tërhoq nga marrëveshja për pranimin e fajësisë.
Endi Bala (25 vjeç) u paraqit në gjykatën e Mount Clemens për çështjen e tentativës së rrëmbimit të ndodhur në gusht 2024.
Pritej që ai të pranonte një deklaratë “no contest” (pa kundërshtuar akuzat), por në momentin e fundit ndryshoi mendim.
Bala, i cili është me origjinë nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA kur ishte adoleshent, akuzohet se u përpoq të rrëmbente Olivian dhe Alexis, të cilat në atë kohë ishin 7 dhe 15 vjeçe, brenda një periudhe prej 45 minutash.
Ai përballet me akuza për rrëmbim dhe joshje të të miturve.
