Skip to content

Tensionet para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës, protestuesit i kundërpërgjigjem me vezë

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një protestuese është larguar me forcë nga rruga pranë xhamisë së Namazgjasë.

Ndërkohë pranë protestuesve është afruar edhe një autobot uji, i cili ka hedhur ujë me presion drejt turmës pasi është tentuar të çahet kordoni i policisë.

Forcat e policisë kanë përdorur edhe spraj me piper dhe gaz lotsjellës.

Ndryshe nga protestat e tjera, ditën e sotme ka numër të shtuar të forcave të policisë dhe zgjerim të perimetrit të sigurisë. Ndërkohë raportohet se deputetët kanë nisur të futen në Kuvend për seancën e radhës plenare.

Ndërkohë në protestë vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.

Published inNews