Skip to content

Sulm me armë në një banesë, vriten 3 persona, mes tyre një shtatzënë

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me armë zjarri në Isla Cristina, në Spanjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Rocío, ku një person i armatosur, i cili dyshohet se kishte mbërritur me motor, iu afrua një banese dhe qëlloi drejt familjarëve që ndodheshin aty. Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati.

LEXO MË SHUMË!  Video +18/ Çifti filmohen duke bërë s*ks në plazhin e Durrësit!

Mes viktimave është një grua shtatzënë, një prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Një person i katërt është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXO MË SHUMË!  S'KA MË KTHIM PAS / Zgjohet Shqiptaret në Zvicër! Shpërthen revolta kundër sistemit, ja pankartat që goditën direkt Ramën dhe Berishën!

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me një konflikt të mëparshëm mes dy familjeve, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së sulmit.

Published inNews