Skip to content

Sot iu dha lamtumira e fundit dy kryefamiljarëve, një ditë pas tragjedisë, dalin PAMJET nga brenda banesës së familjes Plaka në Vidhishtë (Video)

Një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Vidhishtë që tronditi mëngjesin e djeshëm mbarë vendin, kanë dalë pamjet nga situata aktuale brenda shtëpisë së familjes Plaka, të cilët sot varrosën dy kryefamiljarët e tyre.

Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga newsbomb.al, vërehet qartazi kaosi i mbetur brenda banesës një katëshe të familjes Plaka.

Me të mbërritur në shtëpinë e tyre me çifte në dorë, autori Refit Buzi dyshohet të ketë goditur derën kryesore të banesës.

Xhami i derës kryesore e pjata të thyera shikohen në dyshemenë e shtëpisë. Ndërsa pamjet nga dhomat e gjumit tregojnë gjëra të rregulluara, të vendosura në vendet e tyre, duke nxjerrë në pah detajin të cilën raportuam mesditën e sotme: çifti Plaka sa ishte përgatitur për të dalë nga banesa e për të vijuar në punë.

Teksa heshtja e zia kanë zaptuar rrugët e fshatit Vidhishtë, pas varrimit të dy kryefamiljarëve të familjes Plaka, nesër pritet t’i jepet lamtumira e fundit autorit të krimit të trefishtë që shokoi mbarë vendin.

Published inNews