Skip to content

Përfitojnë 900 mijë persona/ Lajm i mirë për pensionistët, çfarë pritet nga 1 Korriku …

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave, dhe në përfundim të saj janë komunikuar vendimet e marra.

Vendimi i parë i komunikuar nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ishte indeksimi i pensioneve me 2.7 % duke filluar që prej 1 Korrikut të këtij viti, pra pensionet do të rriten me 2.7%.

Sipas ministres nga kjo VKM përfitojnë rreth 900 mijë shtetas.

“Unë dua ta filloj me një vendim i cili lidhet me pensionistët, ne sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, miratuam indeksimin e pensioneve, për vitin 2026 është një vendim i cili dalë nga dalë po rikthehet në shtratin që ka pasur.

LEXO MË SHUMË!  Francën e ndjek “tersi”, sfida e Kupës së Botës rrezikon të shtyhet për shkak të …

Neve gjatë vitit 2022 gjatë krizës energjitike, duke qenë se indeksuam dy herë pensionet, edhe në prill dhe në tetor, kushte mbetur në muajin tetor dhe ishte ndohte gjithmonë në atë muaj.

Që prej këtij viti që nga data 1 Korrik, ne do të indeksojmë pensionet me 2.7 %, pra të gjitha pensionet e pleqërisë, por edhe pensionet e vecanta apo përfitimet e barrëlindjeve, janë rreth 900 mijë përfitues, të cilët nga data 1 korrik do të kenë të indeksuar aplikimin me 2.7%”, u shpreh Ibraimaj ndër të tjera.

LEXO MË SHUMË!  Ç'po ndodh në Shqipëri? 4 k*ime të rënda brenda 24 orëve/ Sot 40-vjeçari pl*gos bashkëshorten në Durrës
Published inNews