Skip to content

Pasi qeveria i dha 4 milionë euro dhe qytetarët po protestojnë, reagon Kanye West

Me një akt normativ më 6 korrik, qeveria shqiptare ka financuar 4 milionë euro, për mbarëvajtjen e një prej aktiviteteve kulturore-artistike të vlerësuara si më të rëndësishmet vitet e fundit, koncertin e artistit të njohur ndërkombëtar, Kanye west (YE).

Lajmin, e dha publikisht kryeministri Edi Rama, teksa inspektoi punimet për ngritjen e stadiumit në hyrje të Tiranës, 4 ditë para koncertit të 11 korrikut.

“Ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale dhe shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë”, tha Rama.

READ MORE  Vjen paralajmërimi I FORTË për 4 Korrikun, në ditën e lindjes së Ramës, ja çfarë do të ndodhë

Vetëm shtatë muaj në ekip, Agim Ibraimi jep dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Partizanit

Në aktin zyrtar i cili ka fuqi të menjëhershme shkruhet se vendimi është marrë për “financimin e pjesshëm të organizimit dhe të mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-turıstık, me ndıkım në promovimin e turizmit dhe të imazhit të Republikës së Shqipërisë”.

Kanye west ka bere reagimin e tij ne instgram ku ka postuar nje storie ku thote: ”3 days left, YE live in Albania”

READ MORE  Më jep celularin!” Cfarë pa burri që i mori jetën Bardha Ziçit

Published inNews