Skip to content

Pasi lëshoi 10 urdhër-arreste dhe sekuestroi 150 milionë euro, reagon kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka dalë me një reagim lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila sekuestroi 50 ton kokainë dhe lëshoi 10 masa sigurimi.

Ai u shpreh se SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës. Sipas tij, pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

LEXO MË SHUMË!  Tronditet vendi, të shtëna me armë qëllohet në drejtim të 28-vjeçarit, detajet e para

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

LEXO MË SHUMË!  Meterologia jep alarmin: Shqipëria do goditet nga stuhia, ja zonat që rrezikohen

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”.

Published inNews