Skip to content

PANIK NË RRUGË! Përplasje e fuqishme, ja pamjet nga vendi i ngjarjes!

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas informacioneve paraprake, dy drejtuesit e automjeteve janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe verifikimet për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Published inNews