Skip to content

Pamjet që nuk u panë, zbulohet pse Bellingham goditi me shuplakë pas koke lojtarin e Argjentinës (Video)

Edhe pse nuk u aktivizua për asnjë minutë në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, mbrojtësi i Argjentinës, Valentin Barco, u kthye në një nga personazhet më të komentuar të mbrëmjes.

Pas përfundimit të takimit, teksa festonte në fushë së bashku me shokët e skuadrës kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, Barco u godit në pjesën e pasme të kokës nga Jude Bellingham. Incidenti u bë menjëherë viral dhe ngriti pikëpyetje mbi arsyet e reagimit të mesfushorit anglez.

LEXO MË SHUMË!  Sporti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta sportisti shumë i njohur, kampion kombëtar (EMRI/Foto)

Megjithatë, pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale duket se hedhin më shumë dritë mbi atë që ndodhi. Në video shihet Barco duke provokuar futbollistët anglezë menjëherë pas golit të barazimit të realizuar nga Enzo Fernández.

Sipas këtyre pamjeve, mbrojtësi argjentinas hyri në fushë dhe festoi në mënyrë provokuese përballë lojtarëve të Anglisë, gjë që duket se acaroi Bellinghamin.

LEXO MË SHUMË!  Kaos në tribunat e Angli-Norvegji, “fluturojnë” grushtet nga tifozi i… Argjentinës (Video)

Në fund të sfidës, mesfushori anglez reagoi ndaj këtij episodi duke e goditur Barcon nga pas, në një moment që është bërë objekt diskutimi të madh në mediat sportive dhe në rrjetet sociale. VIDEO

Published inSport