Skip to content

Nxehtësia nuk tërhiqet/ Shqipëria “digjet”

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë edhe gjatë kësaj dite, me diell dominues në të gjithë territorin gjatë orëve të paradites.

Sipas parashikimit të MeteoAlb, në orët e pasdites priten kalime të lehta vranësirash në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ndërsa vranësira disi më të dendura do të shfaqen përgjatë kufirit lindor.

Megjithatë, mundësia për reshje mbetet pothuajse zero, duke bërë që moti i qëndrueshëm të vijojë edhe gjatë natës.

READ MORE  Alfred Cako zbulon si rrëzohet Rama brenda 5 ditësh: Ja detajet nga plani radikal për bllokimin e shtetit

Temperaturat do të mbeten në nivele të larta. Vlera minimale pritet të regjistrohet në Kukës, rreth 15°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37°C në qarqet e Beratit dhe Elbasanit.

Ndërkohë, era do të fryjë e fortë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mbi 50 km/h. Si pasojë, në brigjet detare pritet të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë, ndaj qytetarët dhe pushuesit këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lundrimit dhe aktiviteteve në det.

READ MORE  Aksident TRAGJIK/ Automjetet përplasen ‘kokë më kokë’, dy persona humbin jetën në vendngjarje
Published inNews