Skip to content

Nuk ka nevojë të vijnë në Tiranë! Ministrja jep LAJMIN E MIRË për këtë qytet

Njësia e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës është rikonstruktuar dhe pajisur me standarde bashkëkohore, duke u mundësuar rreth 300 pacientëve të qarkut të marrin trajtimin pranë vendbanimit të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se synimi është decentralizimi i shërbimeve onkologjike, në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo trajtim.

LEXO MË SHUMË!  Premtoi se do vidhte me lezet/ Eduard Shalsi me 6 shtëpi dhe 2 garazhe në Tiranë, dyshime mbi të ardhurat e gruas së…

“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, tha ministrja.

LEXO MË SHUMË!  Deputeti i njohur i PS-së del kundër Ramës për propozimin e shkrirjes së 15 bashkive

Korça është pjesë e një projekti më të gjerë për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, në kuadër të krijimit të një Rrjeti Kombëtar të Onkologjisë.

Published inNews