Skip to content

Ngjarje tronditëse në vend, gruaja humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i tetë i ndërtesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një grua e moshës 45-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tetë i një ndërtese në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për vetëvrasje.

Mësohet se e ndjera edhe më parë kishte pasur tentativa për t’i dhënë fund jetës, nga të cilat kishte arritur të shpëtonte.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi

Published inNews