Skip to content

Ndahet nga jeta njeriu i madh i Partisë Demokratike, dha gjithçka për të

Një lajm i trishtë është mësuar nga bota e politikës në Kosovë pasi është ndarë nga jeta njëri prej politikanëve që i dedikoi një jetë shërbimit të vendit dhe shoqërisë, Lulzim Konjufca.

Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije politikani Shukri Buja i cili zemërthyer shkruan se është ndarë nga jeta njëri nga themeluesit e Degës së PDK-së në Lipjan dhe aktivist i palodhur i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përveç kontributit të tij që dha ndër vite në jetën politike të vendit, Buja e kujton Konjufcën si një ndër pajtuesit e gjaqeve e viteve ’90.

LEXO MË SHUMË!  V*asja e tregtarit Besnik Hida , SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim

Edhe pse Konjufca u largua përgjithmonë nga kjo botë, ai do të kujtohet gjithë jetën për kontributin që i dha vendit dhe popullit të tij.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Konjufca për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Postimi i politikanit Shukri Buja:

Me dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Lulzim Konjufcës nga Llugaxhia e Lipjanit.

Lulzimi ishte njëri prej pajtuesve të gjaqeve në vitet ’90, aktivist dhe një kontribues i jashtëzakonshem i Fondit “Vendlindja Thërret” në Angli, njëri nga themeluesit e Degës së PDK-së në Lipjan dhe aktivist i palodhur i Partisë Demokratike të Kosovës.

LEXO MË SHUMË!  K rim i rëndë në familje/ Babai vr et djalin e tij

Jeta dhe veprimtaria e tij do të kujtohen me respekt për kontributin e dhënë në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Konjufca, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Published inNews