Skip to content

“Lajm i Fundit: Tragjedi në plazhin e Fierit! 49-vjeçari ndërron jetë menjëherë sa futet në det, dalin detajet”

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në det.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë.

LEXO MË SHUMË!  NGJARJE E RËNDË! Dhunohen brutalisht dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, si ndodhi sherri brenda lokalit

49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Policia po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku paraprak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

LEXO MË SHUMË!  Piloti i avionit filmon një UFO në 12.500 metra lartësi, çfarë thonë ekspertët (Video)
Published inNews