Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të plagosur, detajet e para

Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku, sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me iniciale P. B. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

LEXO MË SHUMË!  Një kirurge pushohet nga puna pasi operoi një lypës – habitet kur ai zbulon identitetin e tij.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

LEXO MË SHUMË!  Plot 35 ditë po kërkohet FUQISHEM dorëheqja e tij, Edi Rama këtë të hënë jep përgjigjen e FORTE
Published inNews