Skip to content

Kryeministri Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mesditën e kësaj të shtune në lidhje me review-t negative të bëra nga mijëra qytetarë online ndaj bizneseve të ndryshme, nga ku ka zbuluar se sulme online ka pasur dhe ndaj Kalasë së Rozafës.

Duke u ndaluar te reviewt e bëra ndaj bizneseve të shumta, Edi Rama e nis reagimin e tij me në fokus për vlerësimet negative për Kalanë e Rozafës, për të cilën thotë se qytetarët po shkatërrojnë turizmin.

LEXO MË SHUMË!  E sulmuan në krye të detyrës, flet Osman Stafa: Më shanë dhe më goditë, një burrë dhe një ...

“PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!” shkruan Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare kërkon nga ana e Prokurorive që të bëhen hetimet e duhura për dhunimet e pronave publike por dhe atyre private.

LEXO MË SHUMË!  Një ditë pas ditëlindjes së saj, aktorja e dashur për publikun shqiptar ndahet nga jeta

“Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi” shton më tej kryeministri teksa publikon videon me poshte:

Published inNews