Skip to content

Jepet ALARMI i madh për sot dhe nesër në Shqipëri, ja çfarë po pritet!

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë pritet nivel rreziku i moderuar.

Sipas IGJEO në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i ulët, ndërsa nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht i lartë konkretisht: qarku Shkodër, qarku Tiranë, qarku Berat dhe qarku Vlorë.

READ MORE  I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi në Shqipëri

Por, IGJEO thekson se rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31 °C, në vendet e ulëta: 19 / 34 °C, në vendet malore: 13 / 27 °C.

Ndërsa era sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

READ MORE  “Gjithë farë lloj sharlatanësh, dështakësh që janë…”/ ‘Zvërneci’, flet Rama: Kanë akumuluar mllef të madh
Published inNews