Skip to content

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kryetari i Gjykatës

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare, gjatë një Mëngjesit të sotëm, teksa po pushonte me familjen e tij në bjeshkët e Tropojës.

Sipas raportimeve, Haluci u kishte pohuar familjarëve se nuk ndihej mirë në shëndet, ndërsa pak minuta më vonë është gjetur pa shenja jete.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tragjike në vend: Djali dyshohet se e vrau aksidentalisht babanë

Vdekja e tij e papritur ka tronditur familjarët, të afërmit dhe komunitetin e juristëve.

Skënder Haluci ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ku ndër të tjera ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës, ndërsa më herët ishte larguar nga procesi i vetingut.

LEXO MË SHUMË!  30 biznese denoncojnë k*imin kibernetik, Gjergj Luca sfidon publikisht gazetarin: S’më ka fal kush pronë 1 euro, kam paguar në buxhet të shtetit 1.4 miliardë lekë

Rrethanat e sakta dhe shkaqet e humbjes së jetës pritet të përcaktohen zyrtarisht nga ekspertiza mjekoligjore.

Published inNews