Skip to content

I FUNDIT/ Kërcet arma në vend, vritet 40 vjeçari, detajet e para (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/

Viktima është identifikuar si Ilir Lika, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

‘Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

READ MORE  SHBA reagon për protestën dhe iu bëjnë thirrje qytetarëve amerikane

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve’, beri me dije policia.

READ MORE  SPAK do të bëj lëvizjet dhe brenda një nate, RAMA dhe BERISHA do bien
Published inNews