Skip to content

Gjykata e Lartë e nxjerr nga burgu? E FUNDIT: Zhvillim i papritur nga dosja “Veliaj

Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen si relator i çështjes së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, në një kohë kur të gjithë presin lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Tiranës.

Në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni, të cilit pritet t’i shtohen edhe emrat e dy anëtarëve të tjerë që do të gjykojnë kryebashkiakun.

LEXO MË SHUMË!  Spartak Ngjela paralajmëron shkundjen e madhe të pushtetit, si po nis në Tiranë faza e tronditjeve të forta

Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e Veliajt sa i përket masës së arrestit me burg, teksa ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij.

Gjykata e lartë me vendimin e saj për kryebashkiakun do të duhet të arsyetojë nëse është proporcioanle masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që ka Erion Veliaj.

LEXO MË SHUMË!  Kompania i del kundër Edi Ramës për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë, ne vetëm duam që Shqipëria të ...

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 pasi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Published inNews