Skip to content

Gjendet një trup i pajetë, mobilizohen autoritetet! Dyshimet e para të policisë

Autoritetet greke janë mobilizuar pas informacioneve se është gjetur një skelet njerëzor në dekompozim të avancuar, në një vend të pjerrët dhe të vështirë në Kretë.

Forcat e policisë kanë nxituar në vendngjarje, të cilat kanë bllokuar zonën, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin dhe transportojnë trupin, në kushte veçanërisht të vështira për shkak të terrenit.

LEXO KËTË LAJM  LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Sipas mediave greke, është informuar edhe një mjek ligjor nga Rethymno, i cili pritet të udhëtojë në zonë për të vazhduar me autopsinë e parë dhe për të përcaktuar shkaqet e ndarjen nga jeta.

Autoritetet tani po përqendrohen në gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor, i cili pritet të hedhë dritë mbi identitetin e të ndjerit dhe shkaqet e vdekjes. Ata gjithashtu kanë dyshime që skeleti i përket mjekut 33-vjeçar Alexis Tsikopoulos, i cili rezulton i zhdukur që nga 7 dhjetori 2025.

LEXO KËTË LAJM  Trilloi shtatzëninë dhe lindjen e bebes, flet për herë të parë 23-vjeçarja që mashtroi familjen dhe partnerin: Kisha frikë se ai do më ... (Video)

Sipas informacioneve, kur 33-vjeçari u zhduk, ai mbante veshur një bluzë me kapuç blu, një element për të identifikuar trupin.

Published inNews